I arrestuar në Londër për trafik droge dhe pastrim parash, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të tij

17/09/2025 12:17

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit Fatjon Dautaj nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

 

Top Channel