Çrregullimet hormonale “xhindosën” pronarin kompanisë, pushohet nga puna 50-vjeçarja në Britani

17/09/2025 21:15

Disa nga simptomat shëndetësore të një 50-vjeçareje në menopauzë kanë sjellë pushimin e saj nga puna.

Tracey-s, britanikja me një CV të pasur si punonjëse sociale prej 18 vitesh, iu hoq e drejta e punës në vitin 2018.

“Një vit më parë, e kisha njoftuar shefin tim se po kisha probleme. Askush nuk më kishte thënë se menopauza nuk kishte të bënte vetëm vështirësi në përqendrim.

Ankthi që ndjeja po më paralizonte. Kisha dhimbje, kisha rrahje të shpejta të zemrës që zgjatnin me orë të tëra dhe ndihesha jashtëzakonisht e lodhur.

Punëdhënësi im më tha të merrja kohën që më nevojitej, por shpejt më kërkoi të përmirësoja performancën time. Ishte një tjetër provë për mua. Nuk kishte asnjë dhembshuri apo mirëkuptim. Vendosa t’i çoj në gjykatë . Pagova 12,000 paund, por nuk kisha shpresë.

Gjykatësi, një burrë 60-vjeçar, hodhi poshtë plotësisht çdo referencë për menopauzën. Ai nuk e kuptoi dhe ishte e papërshtatshme që ai të vendoste për një çështje mjekësore pasi nuk është mjek”, deklaroi 50-vjecarja.

Sipas shifrave britanike numri i grave të pushuara nga puna për shkaqe hormonale është katërfishuar në tri vitet e fundit.

 

Top Channel