Çfarë do të ndodhë me Veliajn? Gjokutaj në “Top Story”: Më çudit heshtja e tij, duhet të japë shpjegime

17/09/2025 22:42

Avokati Genc Gjokutaj dhe gazetari Anri Bala folën në “Top Story” për mosreagimin e Erion Veliajt, për shkarkimin që kryeministri Edi Ram i bëri nga drejtimi Bashkisë së Tiranës.

Gjokutaj deklaroi se Erion Veliaj duhet të dalë me një deklaratë për të shpjeguar qëndrimin e tij jo vetë, në bashki, por edhe politikë.

Anri Bala: Sot është i detyruar ta mbajë postin. Nuk ka betejë ligjore nëse ai jep dorëheqjen.

Genc Gjokutaj: Ai nuk po e bën. Mua po më çudit heshtja e tij. Ai duhet të dalë dhe të shpjegojë qëndrimin e tij edhe në raport me kryetarin e bashkisë edhe me forcën politike që e ngriti dhe e rrëzoi.

Anri Bala: I hodhi edhe grushtat e fundit të dheut.

Genc Gjokutaj: Unë e ngrejë si pyetje brenda vetës sime. A u shpallën tre bashki për zgjedhje, pse nuk e shpalli edhe këtë (Tiranën), por u kujtua tani që do të vë Ogertën. Është një gjykim jo i sinkronizuar në kohë. U mbush tre muaj, Këshilli Bashkiak, pse nuk e futi në rend dite kërkimin tonë, nuk e ka lënë ai.

 

Top Channel