Boban presidenti i Dinamos/ Ish-ylli i Milanit zgjidhet unanimisht presidenti i ri i klubit kryesor të Zagrebit

17/09/2025 13:26

Asambleja e parë e Dinamos Zagrebiot e mbajtur pasditen e djeshme pas zgjedhjeve të para demokratike në këtë klub dhe Zvonimir Boban u emërua zyrtarisht president.

Tre ditë më parë, 7,512 anëtarë votuan në zgjedhje, dhe e vetmja listë ishte Pranvera e Dinamos, e kryesuar nga Boban. Lista mori 99 përqind të votave dhe ka marrë përsipër menaxhimin e klubit që nga sot, raportoi Hina.

“I përgëzoj të gjithë anëtarët e asamblesë për zgjedhjet në Dinamo. Ky ishte një proces për të arritur në këtë moment. Jam krenar për të gjithë, që jemi pikërisht në klubin tonë të vërtetë. Është mirë që ju kemi të gjithëve së bashku. Kjo është një asamble historike për një milion arsye të vogla”, tha Boban, i cili më pas u zgjodh unanimisht si presidenti i ri. Boban e filloi karrierën e tij si lojtar i vitit të parë te Dinamo, ku luajti nga viti 1985 deri në vitin 1991.

Ai luajti 121 ndeshje dhe shënoi 41 gola. Ai luajti më pas për Milanin për 10 vjet, me të cilin fitoi katër tituj kampioni në Serie A, Ligën e Kampionëve, tre Superkupa të Italisë dhe Superkupën e Evropës.

Top Channel