Ekspozita në Prishtinë për masakrat në luftën e Kosovës, reagon Prokuroria Speciale: Materiali do i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar nëse… Pas muaj të tërë protestash të nxitura pikërisht nga indinjata ndaj korrupsionit dhe mosndëshkueshmërisë pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, Prokuroria e Lartë atje ngriti zyrtarisht aktakuzë kundër trembëdhjetë personave të lidhur me ngjarjen e rëndë, ku humbën jetën 16 vetë e një tjetër u plagos rëndë.
Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri i Ndërtimit, Goran Vesic.
Organi i akuzës i propozoi Gjykatës së Lartë në Novi Sad që të caktojë paraburgim për të akuzuarit, duke përmendur shqetësimin e madh publik që mund të cenojë zhvillimin e qetë dhe të drejtë të procesit gjyqësor, si dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale.
Aktpadia përfshin ish-zyrtarë të Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, ish-drejtorë të kompanisë “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, projektues të konstrukteve, inxhinierë përgjegjës për projektin e lejes së ndërtimit, mbikëqyrës të punimeve, si dhe persona që kishin në ngarkim kontrollin teknik dhe ekzekutimin e punimeve.
Sipas akuzës, përgjegjësit kanë lejuar përdorimin e objektit publik – ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, krahu B – edhe pse punimet e rindërtimit ishin ende në zhvillim dhe objekti nuk kishte marrë lejen e përdorimit.
Përveç kësaj, ata akuzohen për mosmirëmbajtjen e strukturës para rindërtimit dhe për parregullsi gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të punimeve.
Tragjedia u kthye në shkëndijën e protestave masive kundër qeverisë në mbarë Serbinë, me qindra mijëra qytetarë që kanë dalë nëpër rrugë gjatë 9 muajve të fundit me kërkesën që të vendoset përgjegjësia penale dhe politike për këtë ngjarje.
Top Channel