Vijojnë përplasjet për Komisionet Parlamentare, opozita i përgjigjet Ballës: Gënjyet, një komision që drejtonim ne e keni ndarë në 3

16/09/2025 10:25

Deklaratave të Taulant Ballës në lidhje me ngritjen e Komisioneve Parlamentare, iu është përgjigjur kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.

Ai tha se nuk është e vërtetë ajo që Balla tha, se opozitës i kanë lënë më shumë fusha përgjegjësie në lidhje me komisionet, por se një komision që e drejtonte më parë opozita, e kanë ndarë në tre dhe ia kanë lënë po prapë kësaj të fundit.

“Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga kreu i ekzekutivit.

Gjeni një vend tjetër që kryeministri sulmon gjyqtarët që humb çështjet.

Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë do bëjmë strukturën e Parlamentit dhe do ta përshtatim njëlloj si struktura e këshillit të ministrave.

Si mund që rregullat e parlamentit të diktohen vetëm nga mazhoranca.

Ju kemi lënë tha për të drejtuar më shumë fusha përgjegjësie, në fakt një komision që drejtonte opozita e keni ndarë në tre pjesë dhe ia keni lënë opozitës. Nuk e kemi shkrirë thonë por e kemi bashkuar me komisionin e jashtëm. Dje na thatë kemi marrë modelin e Bundestagut. Pse nuk e përmendet? Sepse gënjyet”, tha Bradhi.

Top Channel