Video/ Nga krosim i thjeshtë te një rekord absurd, autogoli i portierit të skuadrës spanjolle hyn në librin e Champions League

16/09/2025 22:33

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Villarreal në Ligën e Kampioneve ka hyrë shumë shpejt në librin e rekordeve të turneut më prestigjioz për klube në Europë.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe vetëm në minutën e 4-të erdhi momenti që do të bëhej historik. Pas një krosimi nga krahu i djathtë i sulmit të Tottenham, portieri i Villarrealit, Luiz Junior, kontrolloi topin në pamje të parë, por më pas bëri të paimagjinueshmen: e shtyu sferën drejt rrjetës së tij, duke shënuar një autogol komik.

KLIKO KËTU PËR VIDEON

Ky episod rezulton të jetë autogoli më i shpejtë i një portieri në historinë e Champions League. Edhe pse në të kaluarën janë regjistruar raste të ngjashme, asnjë prej tyre nuk kishte ndodhur kaq herët në lojë.

Me këtë gafë, Luiz Junior jo vetëm i dha një epërsi të menjëhershme londinezëve, por gjithashtu shkroi edhe një faqe të veçantë në kronikat e futbollit europian.

Top Channel