
New York Times ka denoncuar “një përpjekje për të heshtur dhe dekurajuar gazetarinë e pavarur”, duke iu përgjigjur një padie për shpifje të ngritur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump kundër gazetës, duke kërkuar 15 miliardë dollarë dëmshpërblim, disa ditë pasi gazeta botoi artikuj rreth marrëdhënies së tij me Jeffrey Epstein.
“New York Times nuk do të frikësohet nga taktika të tilla”, shkruhet në deklaratën e gazetës amerikane.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë faktet pa frikë ose paragjykime dhe do të mbrojmë të drejtën e gazetarëve sipas Amendamentit të Parë për të bërë pyetje në emër të popullit amerikan”, tha gazeta.
Trump paditi New York Times, katër gazetarë të saj dhe botuesin Penguin Random House të martën, duke kërkuar të paktën 15 miliardë dollarë, sipas një dokumenti të paraqitur në një gjykatë të Floridas.
Penguin Random House tha të martën se padia e Trump nuk ka meritë, duke theksuar se mbështet autorët e saj.
“Kjo është një padi që nuk ka meritë”, tha një zëdhënës i Penguin Random House.
“Penguin Random House mbështet librin dhe autorët e tij dhe do të vazhdojë të mbështesë vlerat e Amendamentit të Parë që janë themelore për rolin tonë si botues librash”, shtoi zëdhënësi.
Top Channel