“Topalli edhe mund t’i ketë kursyer 500 mijë euro për të birin”, Ilir Vrenozi ironizon deputeten e PD: Pak e tepërt tani, kur Rama ka marrë mandatin e katërt

16/09/2025 13:32

Dasma e djalit të Jozefina Topallit nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga një ndër militantët më të mëdhenj të demokratëve, Ilir Vrenozi.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale ai me ironi thotë se Topalli mund t’i ketë kursyer 500 mijë euro për të birin, por momenti kur e ka bërë dasmën nuk është ai i përshtatshmi.

“Unë nuk jam dasma dhe kundra luksit. Muhabeti është që këta mund të kenë biznes familjar, dhe mund të harxhojnë edhe 500 mijë euro, edhe 1 milion euro. 500 mijë euro bëjnë 500 milionë lekë, gjëra të vogla, lekë xhepi. Kjo i ka hequr mënjanë për djalin e saj 500 mijë euro apo 1 milion euro që të bëjë dasmën, as nuk diskutohet ajo pune.

Po të mos e bëjnë dasmën këta, kush do e bëjë. Muhabeti është, meqë momenti është i keq, në kuptimin që Rama ka fituar mandatin e katërt, populli është i varfër, demokratët janë 12 vite rrugëve, sikur nuk shkon që të prishësh kaq lekë dhe të bësh një dasmë luksi. Nuk ishte një dasmë luksi në kalanë e Shkodrës, ajo ishte e mrekullueshme, dilte një super dasmë”, thotë Vrenozi.

Top Channel