“Padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave me BE”, kryeministri Rama: Ritëm rekord në vetëm 11 muaj

16/09/2025 07:44

Kryeministri Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar me krenari hapjen e edhe 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në postimin në Facebook, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😊
dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”

Me këtë zhvillim, numri total i kapitujve të hapur nga Shqipëria shkon në 28, një arritje e konsiderueshme në një periudhë relativisht të shkurtër.

Top Channel