Shpërthen në flakë makina në aksin Kuç-Qeparo, lëndohet shoferi
					 16/09/2025 13:23					
				
				Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Kuç-Qeparo.
Automjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.
Drejtuesi i mjetit është lënduar lehtë në dorë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në motorin e makinës.
Top Channel