
Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Cërrikut pasi publikoi në rrjetet sociale video ku shfaqeshin raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë.
Pas kallëzimeve të marra dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.
Shtetasi me iniciale K. M., 33 vjeç, u kap në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, duke thyer kushtet e masës së sigurisë.
Njoftim:
Postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari.
Ai u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç.
Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel