
Ndjenjat e Ermonela Jahos marrin zë këtë të enjte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një koncert ku emocionet do të jenë kryefjalë.
“Muzika është vlerë e shpirtit dhe në çdo notë ka një buzëqeshje, ka lot, ka gëzim, ka hidhërim, ka vuajtje… Mendoj se artisti ka këtë detyrë, të ndajë këto ndjenja me publikun”, u shpreh soprano.
Ky rikthim para publikut shqiptar është veçanërisht emocionues për sopranon, që ka përgatitur një program të pasur me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini e të tjerë.
“Janë pjesë që nuk janë luajtur ndonjëherë në Teatrin e Operas dhe Baletit, qoftë nga orkestra nga kori. Jam shumë e lumtur që jam këtu, emocioni është i madh, sepse mund të këndosh në të gjithë botën, por të kthehesh në shtëpinë tënde, duket sikur shihesh me atë lupën magjike”, tha Ermonela Jaho.
Krahas sopranos, “Ndjenjat marrin zë”, do të vijë nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së.
Top Channel