Mori flakë në lëvizje, shkrumbohet makina në bypassin e Vlorës
16/09/2025 18:51
Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin.
Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet.
Top Channel