“Më lejoni të bëj pak provokuesin…”/ Rama: Europa nuk po përjeton ditë të mira, kemi kaluar takime të ftohta

16/09/2025 20:15

Kreu i socialistëve dhe kryeministri Edi Rama u shpreh se Europa po përballet me ditë të vështira.

Teksa ndodhej në një takim me studentët e Kolegjit Europian të Bruzhit në Belgjikë, ai u shpreh se përgjegjëse për këtë është Rusia, me luftën që ka shkaktuar në Ukrainë.

“Me çdo kusht duhet qëndruar me BE përmes dëshpërimeve vonesave, buzëqeshjeve të ngrira e mbledhjeve të ftohta akull e ndonjëherë edhe poshtëruese ne nuk hoqëm dorë, derisa u bënë të ngrohta. Nëse gjerat kthehen në normalitet ne do të vazhdojmë sepse alternativa nuk është një union tjetër, as një bashki, as një rrugëdalje.

Këto nuk janë ditët më të mira për Evropën demokratike, kjo për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Rendi i pasur në rregulla përqeshet hapur, rendi shumë palësh dikur premtim i shenjtë fryn nëpër një respitatori.

Zemra e saj mund të rrahë përmes bashkimit. Këtu me lejoni të bëj pak provokuesin. Rusia shkon në luftë të marrë Ukrainën dhe Ukraina kërkon të merret nga Europa. Dhe Europa thotë që nuk je gati për ne”, deklaroi Rama.

Top Channel