
Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur ditën e 711-të, ndërsa një operacion tokësor po zhvillohet aktualisht në Qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite ka përdorur automjete të blinduara me telekomandë për të shpërthyer disa objektiva strategjike, duke shkatërruar ndërtesa të shumta.
“Ne kemi filluar shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Qyteti është një zonë e rrezikshme luftimi. Ne kontrollojmë 40% të qytetit”, postoi zëdhënësi i IDF-së në mediat sociale në gjuhën arabe.
Ushtria shtoi më vonë: “Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qendër të qytetit.”
Kryeministri Benjamin Netanyahu shtoi gjatë një konference për shtyp: “Trump më ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Do të jetë pas dy javësh, të hënën, pas fjalimit tim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pata disa biseda me të pas sulmit në Doha, të gjitha shumë pozitive.”
Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa trupat izraelite vazhdojnë avancimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në qytetin e Gazës.
Top Channel