“Investova mijëra dollarë”/ Mashtrimi në platformën XUEX, rrëfehet i dyshuari: Ma sugjeroi nipi, “ligjin” e bënte profesor Leo

16/09/2025 18:24

Arbër Çela është marrë në pyetje, si i dyshuar për dijeni të skemës së mashtrimit online, XUEX, teksa ka rrëfyer investimet që ai ka bërë.

Ai deklaroi se ka investuar vetëm në platformën XUEX, në TXEX jo, dhe ia ka sugjeruar nipi i tij Veiz Cani, i cili jeton jashtë shtetit.

“Të gjitha t’i mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. U

në këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Këta persona janë familjarët e mi motra Amarilda Çela, bashkëshortja Manjola Dakaj, kushëri imi shtetasi Xhulio Doko. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”.

Për këtë arsye këtij shtetasi i është marrë deklarim si person nën hetim në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur prej tij avokati Klodian Hajvasi dhe ka deklaruar se:

“Dua të them se siç e shpjegova edhe në deklarimin tim të mëparshëm, unë rashë në dijeni nga njerëz të ndryshëm, që në qytetin e Divjakës ekzistonte një platformë e quajtur “Xuex”, që hapej nëpërmjet aplikacionit Telegram. Mënyra e instalimit të kësaj platforme në telefon dhe vazhdimësia e saj, unë i mora nga sqarimet që jepeshin në aplikacionin Telegram, se si hapeshin dhe se si investohej në to, nëpërmjet videove ilustruese. Sinjalet vinin dy herë në ditë në orare të caktuara nga profesor Leo Smith, ku pasi të shpjegonte mënyrën dhe të bënte moralin e vet, njoftonte në një farë mënyre se sinjali tregtar kishte ardhur dhe ne thjesht bënim konfirmimin, në platformën Xuex. 

Duke më parë mua familjarët e mi, që isha pjesë në këto platforma, shprehën dëshirën dhe kërkuan që të futeshin dhe ato në këtë aplikacion me llogaritë e tyre personale. Theksojë se nuk jam unë personi që mund të kem mashtruar të tjerët, por unë jam i mashtruar vet nga kjo platformë, pasi unë as kam detyruar dhe as kam pasur mundësi që të implikoja persona të tjerë për ti bërë pjesë të kësaj platforme.

Përsa i përket veprimit të simuluar që ju po më citoni se është kryer në ambientet e biznesit tim, me kamarierët e lokalit, dua të sqaroj se unë nuk kam asnjë dijeni për veprimet që bëjnë ata në telefonat e tyre, apo biseda që bëjnë me klient të ndryshëm që frekuentojnë lokalin tim, në këtë rast edhe me agjentët e policisë, sepse mendoj se ata bëjnë punën e tyre dhe shesin produktet e lokalit. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë.

Top Channel