Hapja e katër kapitujve me BE, Presidenti Begaj: Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit

16/09/2025 11:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.

Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.

Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.

Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit”, shprehet Presidenti.

Top Channel