
16/09 23:03
Opozita ka braktisur Kuvendin në momentin që deputetët do të votonin ndryshimin e rregullores, në javën e dytë të legjislaturës së re.
Pas fjalës së mbajtur në foltore, Berisha nuk është drejtuar më në karrigen e tij, por ka dalë nga salla dhe pas, siç duket edhe nga fotot që ka fiksuar LSA-ja e kanë ndjekur të gjithë deputetët.
Nga ana tjetër socialistët, tashmë me sallën gjysmë bosh, kanë miratuar me 79 vota pro, projektvendimet e parashikuara në rendin e ditës.
Top Channel