“Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit”/ Rama në Bruzh: Diktatura shembet brenda javës, demokracia kërkon dekada

16/09/2025 20:13

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me studentët e Kolegjit të Europës në Bruzh.

“U linda, u rrita gjysmën e jetës time në Shqipërinë e luftës së ftohtë, i izoluar nga bindja e Perëndimit. Një Kore e Veriut e Europës. Për mua Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit. Përfytyroni një qiell të errët dhe krejt befas të kap syri një yll të zbehtë. Europa ishte një yjësi që e shihnim nëpërmjet ekranit të mjegullt.

Pastaj erdhi 1989, por Shqipëria nuk iu bashkua festës. Muri i Berlinit ra, por muri ynë ngeli i paprekur. Ata tanët na thonin: ‘Ne nuk jemi si ata, ne jemi ndryshe. Ne jemi të vërtetët, ata janë fals, të degjeneruar’. Në vitin 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar në Tiranë, kapërcyen muret e ambasadave për t’u larguar. Tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm dhe shpesh kaotikë.

Një diktaturë mund të shembet edhe brenda javës, por demokracia kërkon dekada. Nuk do ta harrojë kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një përkthyes i Ismail Kadaresë në Francë, që kaloi vite të tëra në burg gjatë komunizmit. Në një prej bisedave tona, i thashë: ‘Jusuf, pse nuk dukesh i lumtur për demokracinë që ka ardhur në Shqipëri?’. Me buzëqeshje, ai tha: ‘Jo, demokracia nuk ka ardhur në Shqipëri, liria po. Demokracia është më shumë sesa liri, është shtet i të drejtës’. Më shkon shpesh mendja te Jusufi, kishte të drejtë. Falë Zotit, ekziston BE-ja”, tha Rama.

Top Channel