SHBA-JA mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030
Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer.
Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij Melania, protestuesit e kanë shoqëruar kryengritjen e tyre me sloganin: “Thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, Donald Trump nuk është i mirëpritur këtu”.
Protesta të mëtejshme priten gjithashtu nesër, me Koalicionin Stop Trump, i cili përfshin 50 sindikata dhe organizata bamirësie, duke thënë se do të organizojnë një demonstratë kombëtare në Londër kundër vizitës shtetërore.
Top Channel