Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati ‘pushton’ rrjetin me komentin për dasmën luksoze të Genarit: E di që më ndjek çdo ditë, por…

16/09/2025 12:50

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka marrë vëmendjen e shumë komentuesve në rrjetet sociale.

Por ndër të tjera vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok.

Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze.

Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë:

Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.

Top Channel