Arsenali e nis me fitore Champions-in, “Topçinjtë” marrin tri pikët në Spanjë / Debutuesit sjellin surprizën e parë në fazën e ligës

16/09/2025 20:45

Liga e Kampionëve ka ngritur më në fund siparin për sezonin 2025/26 me dy takime interesante këtë të martë.

Arsenali e ka nisur me një fitore të rëndësishme sezonin në Champions, duke mundur në transfertën e vështirë të Spanjës, skuadrën e Athletic Bilbaos. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa ishte Martinelli në minutën e 72’ që tundi rrjetën. Në fund, ishte Trossard, i cili gjithashtu ishte aktivizuar në pjesën e dytë, i cili shënoi golin e qetësisë në minutën e 87’.

Surpriza erdhi nga Holanda. Debutuesit Royal SG mundën në kampionët e Holandës, PSV-në me rezultatin 1-3, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë.

REZULTATET:

ATHLETIC BILBAO 0-2 ARSENAL

PSV 1-3 ROYAL UNION SG

Top Channel