SHBA drejt një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, konfirmon Sekretari i Thesarit
					 15/09/2025 10:19					
				
				
								
			Shtetet e Bashkuara janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Kinën për TikTok, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, dy ditë para bisedimeve tregtare me një delegacion kinez në Madrid.
Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për TikTok, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien e përgjithshme të SHBA-së me Kinën, e cila është “shumë e mirë në nivelet më të larta”, shtoi sekretari i SHBA-së.
Top Channel