Nga parkim makinash të braktisura prej 30 vitesh në park lojërash, Rama: Sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete
15/09/2025 21:14
Me një video të postuar në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar se tashmë Shkodra ka një hapësirë të re për të luajtur fëmijët, e cila për 30 vite ishte përdorur për grumbullimin e makinave që nuk përdoreshin më.
“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat.
Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.
Top Channel