Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, zbulohet data e seancës në Gjykatën e Lartë
15/09/2025 18:16
Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon heqje të masës se sigurisë ‘arrest në burg’.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mbrojtja e ish-presidentit është njoftuar se në datë 09.10.2025, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja penale, me palë llir Metën.
Objekti i kësaj seance do të jetë “verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal të “Arrestit me burg”.
Top Channel