Marrin flakë gjatë natës disa banesa në Shkodër, dy prej tyre shkrumbohen

15/09/2025 08:41

Disa banesaa u përfshië nga flakët një natë më parë në lagjen Dudas të Shkodrës.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës pasi zjarri rrezikonte edhe banesat e tjera.

Dy mjete zjarrfikëse bën të mundur neutralizimin e zjarrit, teksa në zonë u ndërpre edhe energjia elektrike, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Fatmirësisht nuk pati  persona të lënduar.

Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel