
Kuvendi i Shqipëri do të mbajë nesër dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe më pas do të pasohet nga ajo e orës 17:00.
Në një njoftim për mediat, Kuvendi njofton se në seancën e parë, në rend dite do të jenë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.
5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. e IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë në seancën e pasdite, në rend ditë do të jetë projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Top Channel