Kënd lodrash për Shkodrën, hiqen makinat dhe hekurishtet nga ish-reparti ushtarak i bllokuar prej 30 vitesh

15/09/2025 20:13

Ish-reparti i FNSH-së në Shkodër, i mbuluar prej 30 vitesh nga mjete dhe hekurishte, është liruar plotësisht dhe tashmë do të kthehet në një hapësirë publike.

Në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, do të ndërtohet këndi më i madh i lojërave në qytet.

Procesin e lirimit e inspektuan kryebashkiaku Benet Beci dhe kryeadministratorja e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Risena Xhaja.

“Për ne është një dhuratë rikthemi i kësaj hapësire publike për qytetin”, tha Benet Beci.

Për bashkinë e Shkodrës, ky është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të zonës në shërbim të fëmijëve dhe prindërve.

Top Channel