I dënuari me burgim të përjetshëm Aldo Bare ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar uljen e dënimit.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, teksa mësohet se Bare kërkon 45 ditë ulje dënimi, që i takojnë vitit 2018.

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe kërkesën e Bares do ta shqyrtojë Sandër Simoni.

Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.

Top Channel