I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania një 20-vjeçar

15/09/2025 09:12

Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Wiesbaden dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat e ekstradimit.

Shtetasi Francesko Berisha, lindur në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.

Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve

-F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel