
Pas këtyre duartrokitjeve dhe komplimenteve të mbështetësve, Sali Berishën e prisnin në godinën e qelqtë mbyllja e detyrës që i ka lënë gjykata për tu paraqitur.
Në seancën e parë gjyqësore në dosjen “Partizani”, tek e cila SPAK i ngarkon akuzën e korrupsionit, Sali Berisha hyri vetëm në dyert e SPAK dhe nuk doli para gjykatës, pasi siç duket mbrojtja vlerëson se ende nuk ka ardhur koha që ish-kryeministri të përballet me gjykatën.
Si një i akuzuar në dosjen “Partizani”, Sali Berisha përveçse kritikoi SPAK-un, paralajmëroi kryeprokurorin e strukturës së posaçme të cilin e etiketoi si puçist.
Të dy avokatët e tij kërkuan në seancën e parë që gjykata të shpallë të pavlefshme çdo akt hetimor, mbi akuzën dhe marrjen të pandehur të ish-kryeministrit. Një qëndrim i tillë përjashton lëvizjen e mbrojtjes për të kërkuar gjykim të shpejtë.
Me të njëjtin kalë beteje, atë të pavlefshmërisë së akteve, edhe Jamarbër Malltezi deklaroi kërkesat e tij paraprake duke renditur 30 raste falsifikimi hetimor prej ditës kur u krye kallëzimi e deri ditën kur çështja sipas tij u vë në lëvizje politikisht. Por se cilat janë dëmet politike që ju shkaktuan Jamarbër Malltezit , dhëndëri i ish-kryeministrit konsideron se nisin prej brezit kur u mor për herë të parë prona e familjes.
Seanca u la për në datën 29 shtator ora 11 ku do të dëgjohen kërkesat paraprake të Fatmir Bektashit.
Top Channel