
Partia Kristian Demokratike (CDU) po del si forca më e fortë në zgjedhjet lokale në North Rhine-Westfalen shteti gjerman që mban 1/4 të katërtën e popullsisë gjermane, sipas vlerësimit të parë të rezultateve nga Instituti Infratest-dimap.
Në nivel shteti, CDU ka 34% të votave, -0.3% që nga zgjedhjet e mëparshme shtetërore, ndërsa Partia Social Demokratike (SPD) është prapa me 22.5% , -1.8%. Për të dyja partitë, ky është rezultati i tyre më i keq në North Rhine-Westfalen që nga themelimi i shtetit në vitin 1946.
Të Gjelbrit janë të kufizuar në 11.5% -8.5 nga zgjedhjet e fundit, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD), siç pritej, forcohet ndjeshëm, duke arritur në 16.5% , +11.4%. E Majta mezi e kalon masën zgjedhore me 5.5% dhe u rrit me +1.7% nga zgjedhjet e kaluara.
Top Channel