
Në operacionin e fundit në Beit Hanoun, në skajin verior të Gazës, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) dhe Shin Bet njoftuan se të paktën 11 anëtarë të Hamasit u vranë në tunelet që i përkisnin organizatës palestineze.
Sipas deklaratës, forcat izraelite kanë vazhduar operacionet në zonë në javët e fundit që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës së Hamasit.
Në gusht, IDF njoftoi se batalioni i Hamasit në Beit Hanoun ishte mundur, pasi militantët e fundit ose ishin vrarë ose ishin dorëzuar. Megjithatë, deklarata e sotme tregon se disa kuadro ose janë kthyer në zonë ose nuk janë gjetur gjatë operacioneve të mëparshme.
Sipas IDF, deri më tani trupat e 11 anëtarëve të Hamasit janë gjetur brenda rrjetit nëntokësor, përfshirë komandantë në terren.
Top Channel