“Qeveria e Kosovës po hesht”/ Ish-luftëtari i UÇK-së në Hagë: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur nderin e kombit shqiptar

14/09/2025 14:50

“Liria pa ju është robëri”, u shpreh vajza e një dëshmori lufte, në fjalën e saj në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

“Na ka mbledhur zëri i padrejtësisë”, tha Flakë Fazllia në fjalën e saj.

Tubim jo i zakonshëm. Na ka mbledhë zëri i padrejtesisë. Mjaft me gjykime politike. Jemi këtu t’i themi udhëheqësve tanë:  Jemi me ju. Vendlindja nuk ju harron. Askush nuk e tjetërson mundin tuaj. Liria pa ju është robëri“, u shpreh ajo.

“Mjaft më me padrejtësi”, u shpreh në fjalën e tij ish-luftëtari i UÇK-së, Fatmir Koçi.

Ne nuk kemi qenë agresori dhe pushtuesi.  Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur nderin e kombit shqiptar. Qeveria e Kosovës po hesht. Ky është një turp i madh. Mos e ktheni drejtësinë në farsë“, tha ai.

Top Channel