
Banorët e fshatit Zvezdë kanë protestuar për shkak të punimeve që po bëhen për rrjetin e ujësjellësit si pasojë e të cilit janë dëmtuar rrugët e brendshme të fshatit.
Pas dekadash mungesë furnizimi me ujë të pijshëm, projekti për ndërtimin e ujësjellësit është dukur fillimisht shpresëdhënës për banorët por zbatimi i punimeve u ka sjellë atyre jo pak probleme.
Infrastruktura e brendshme rrugore e cila ka qenë e amortizuar tani është shkatërruar plotësisht dhe ata e kanë të pamundur të lëvizin me mjetet e tyre as për emergjenca.
Nga ana tjetër banorët theksojnë se ky projekt nuk është shoqëruar me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve ndaj shtojnë se zgjidhja e një problematike nuk mund të shoqërohet me një problematikë të re që u vështirëson përditshmërinë.
Projekti për ndërtimin e ujësjellësit parashikohet të zgjasë 8 muaj çka do të thotë që gjithë dimrin banorët do ta kalojnë mes baltës dhe kanaleve.
Top Channel