Tërmet 7.4 ballë në Rusi, panik mes popullsisë, lëshohet paralajmërim për tsunami

13/09/2025 13:50

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi bregdetin lindor të Kamchatkës në Rusi.

Epiqendra e tërmetit ishte 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, që është dhe kryeqendra e rajonit. Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 39 km. Sistemi i Paralajmërimit për Tsunami i Paqësorit tha se kishte një kërcënim për një tunami të mundshëm nga tërmeti. Më vonë megjithatë, paralajmërimi u tërhoq.

Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga pesë tërmete të fuqishme – më i madhi me një magnitudë prej 7.4 ballë – më 20 korrik 2025. Vetëm pak ditë më vonë, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë në rajon shkaktoi paralajmërime për tsunami në Japoni, SHBA dhe Rusi. Frika e një tsunami në Kamchatka është e madhe: 4 nëntorin e vitit 1952, një tërmet i magnitudës 9 në atë zonë shkaktoi dallgë deri në 15 metra të larta, që mbollën shkatërrim në këtë gadishull si dhe në Ishujt Kurile, duke lënë pas 10,000 deri në 15,000 të vdekur.

Top Channel