Qëlloi mbi Charlie Kirk, kush është 22 vjeçari “i sjellshëm dhe i adhuruar” nga mësuesit

13/09/2025 12:06

I riu që është sot në duart e policisë për vrasjen e Charlie Kirk, ishte lindur e rritur në një lagje perifike të Utah dhe dukej se kishte një të ardhme premtuese: Tyler Robinson ishte shumë i lidhur me familjen, kishte rezultate të mira në shkollë dhe një mesatare të kënaqshme.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 2021, pati filmuar një video, thotë CNN, ku tregonte me krenari një kletër të marrë nga Universiteti Shtetëror i Utah-së, që i ofronte një bursë merite katërvjeçare. Por Robinson u largua nga shkolla e lartë pas vetëm një semestri, e nuk u kthye më kurrë.

Tani, autoritetet po përpiqen të kuptojnë se cfarë ndodhi me të, deri në pikën që këtë javë të vriste aktivistin konservator 31 vjecar, aleat të presidentit Donald Trump. Njerëz e kanë njohur, u shprehën të shokuar, pasi e kishin parë gjithmonë si një njeri të qetë e të sjellshëm.

“Tyler ka qenë gjithmonë pak më i qetë që kur ishim të vegjël, por aspak i çuditshëm, jo. Ai që fëmijë fliste me besim tek vetja me mësuesit, të cilët e vlerësonin. Kishte një rreth të ngushtë njerëzish që e donin, dhe ishte shumë i hapur me ta. Ajo energjia e tij teksa fliste me miqtë, mënyra sesi i trajtonte njerëzit në përgjithësi, nuk e di, kjo ishte tmerrësisht e papritur, e paimagjinueshme”– shprehet Jaida Funk, ish shoqe shkolle e Tyler Robinson.

Robinson ende ka bërë asnjë rrëfim për hetuesit, thanë për CNN dy burime të njohura me çështjen.Sipas njërit prej tyre, 22 vjecari fillimisht kishte nisur të fliste me disa zbatues të ligjit, por heshti në momentin që në dhomë u paraqit avokati i tij. I riu po mbahet në burgun e Qarkut të Utah, me urdhër të një gjyqtari shtetëror, pa mundësinë e lirimit me kusht.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se Robinson nuk ka dënime të mëparshme për kundërvajtje ose krime të rënda, ndërsa ende nuk është ngritur një akuzë zyrtare ndaj tij. Kirku, 31 vjeç, u vra të mërkurën gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah. Ai konsiderohej një nga aktivistët më të njohur të krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara.

Ai kishte podkastin e tij, “The Charlie Kirk Shoë”. Miliona njerëz ndiqnin kanalet dhe podkastet e tij në mediat sociale. Ai ishte gjithashtu themeluesi i organizatës Turning Point USA, e cila punon në shkolla dhe universitete dhe promovon pikëpamje konservatore. Kirku ishte perkrahes i Trumpit dhe e kishte mbështetur atë gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.

Top Channel