
IKMT ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
Për gazetarin e Top Channel Bekim Lekica, banoret shprehen mes lotësh se sa me mund i kanë ndërtuar objektet të cilat po prishen nga IKMT.
“Plot ilaçe jam këtu…për të ngrënë një copë bukë, për asgjë tjetër nuk e kemi. Të tre fëmijët po qajnë, për një copë bukë e bëmë. Sivjet e bëmë, shiko jemi tani”-shprehet e moshuara mes lotësh.
“Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki”-shprehet i moshuari tjetër.
Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
Top Channel