
Aktorja Nina Dobrev dhe kampioni olimpik Shaun White thuhet se i kanë dhënë fund fejesës së tyre, pas pesë vitesh së bashku.
Edhe pse ndarja nuk është konfirmuar zyrtarisht nga çifti, disa detaje të fundit kanë ngritur dyshime se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.
Çifti u pa për herë të fundit në publik më 31 gusht në Los Angeles. Megjithatë, së fundmi, vëmendjen e mediave e tërhoqi mungesa e unazës së fejesës në dorën e aktores gjatë paraqitjes së saj në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Për më tepër, fotot e fejesës janë fshirë nga profilet e saj në rrjetet sociale.
Një burim pranë çiftit i tha revistës “People”:
Ishte një vendim i ndërsjellë dhe jo i lehtë, por u mor me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin.
Nina Dobrev, 35 vjeçe, dhe Shaun White, 38 vjeç, u takuan në vitin 2019 dhe e konfirmuan lidhjen e tyre në prill 2020. Që nga ajo kohë, ata ndanë shpesh momente të përbashkëta me fansat, duke u bërë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it.
Në tetor 2024, Shaun i propozoi aktores me një unazë diamanti 5 karatësh në një lokal të famshëm në New York, duke e bërë lajmin publik në rrjetet sociale.
Deri tani, as Nina dhe as Shaun nuk kanë reaguar publikisht për ndarjen, duke e lënë hapësirën për spekulime të shumta në media dhe mes fansave. /tar
Top Channel