Paditet Ellen DeGeneres, akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor

13/09/2025 10:17

Ellen DeGeneres është paditur për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në Kaliforni në tetor të vitit të kaluar.

Sipas dokumenteve të siguruara nga revista “People”, ish-prezantuesja e talk-show-t dyshohet se ka injoruar një sinjal “STOP”, duke u përplasur me një makinë tjetër në një kryqëzim me ndalesë në të katër drejtimet.

Paditësja pretendon se ishte ndalur siç duhet dhe kishte kontrolluar për automjete të tjera përpara se të vazhdonte lëvizjen, por DeGeneres, sipas saj, hyri në kryqëzim pa ndalur dhe e goditi nga ana e makinës, duke i shkaktuar dëme dhe lëndime.

Në padi thuhet se DeGeneres ka vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe ka kontribuar në përplasjen që, sipas paditëses, i ka shkaktuar lëndime serioze, stres emocional dhe shpenzime të konsiderueshme mjekësore.

Ngjarja u raportua fillimisht nga TMZ më 12 shtator. Deri tani, përfaqësuesit e DeGeneres nuk kanë komentuar publikisht mbi akuzat.

Top Channel