
Në deklaratën e saj të parë që vdekja e Charlie Kirk, bashkëshortja e aleatit të Donald Trumpit, Erika u zotua të vazhdojë rrugën e aktivistit konservator.
Lëvizja e ngritur prej tij nuk do të vdesë, ishte premtimi publik i ish Miss Arizonës.
“Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë se çfarë keni lëshuar tani në të gjithë vendin. Ju nuk e dini se cfarë zjarri keni ndezur. Britmat e kësaj vejushës që po shikoni këtu do të jehojnë në të gjithë botën si një kushtrim beteje. Unë nuk do te lejoj kurrë qe trashëgimia e tij të vdesë. Zotohem ta kthej Turning Point USA në organizatën më të madhe që ky komb ka parë ndonjëherë”, shprehet Erika Kirk.
Erika theksoi më tej se turneu që Charlie kishte planifikuar të zhvillonte nëpër kampuset studentore, do të vazhdojë. Konferenca vjetore e Turning Point USA do të mbahet ashtu siç ishte parashikuar, në Phoenix të Arizonës në dhjetor dhe ka për të qenë më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, shtoi ajo.
Erika premtoi më tej të vazhdojë edhe podkastin për të cilin 31 vjecari ishte aq krenar, ndërsa falënderoi zëvendëspresidentin J.D. Vance, gruan e tij Usha dhe Presidentin Trump për miqësinë e tyre me bashkëshortin e saj. Kirk, një podcaster i suksesshëm dhe aktivist u qëllua gjatë një takimi me përkrahës në Utah. Ai ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat e mesme, kolegjet dhe universitetet, e që numëron më shumë se 250.000 anëtarë studentë.
Kirk i përdorte masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe kishte lidhje mjaft të mira me administratën amerikane.
Top Channel