Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…
13/09/2025 10:31
Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në lagjen ‘Ndoc Mazi’, ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e shtetasit me iniciale Gj.Q. ka pasur vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 01:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. Q. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel