Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës, i njohur si biznesi i Vangjush Dakos, evakuohen banorët pranë zonës
13/09/2025 21:11
Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës, i njohur si hotel i ish-kryebashkiakut Vangjush Dakos.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se paraprakisht deklarohet se një sasi lënde plasëse është konstatuar në një çantë të dyshimtë, pranë hyrjes së hotelit Pameba në lagjen nr 1 të Durrësit.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.
Hoteli ka qenë përdorur më parë nga forcat e Guardia di Finanza kur ishin me mision në Durrës.
Top Channel