
Turqia është kualifikuar për finalen e EuroBasket-it për herë të parë pas 24 vitesh, dhe do të përballet me kampionin e Botës, Gjermaninë, për medaljen e artë.
Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën në Rīgë. Turqia mundi Greqinë 94-68 të premten në gjysmëfinalen e dytë, pas fitores së Gjermanisë 98-86 ndaj Finlandës. Greqia dhe Finlanda do të luajnë të dielën për medaljen e bronztë. Gjermania dhe Turqia luajtën një ndeshje miqësore para fillimit të EuroBasket-it në DBB Supercup, ku Gjermania fitoi 73-71 më 15 gusht. Në EuroBasket, asnjë nga ekipet nuk ka humbur deri tani. Të dyja do të hyjnë në përballjen e së dielës me bilanc 8-0.
Fituesi do të jetë vetëm kampioni i dytë i EuroBasket-it që mbetet i papërmbajtur në historinë e fundit të turneut, duke iu bashkuar Sllovenisë në 2017. Fitorja turke ndaj Greqisë e cila ka shumë eksperiencë në basketboll erdhi falë ndihmës së jashtëzakonshme të lojtarëve shqiptarë në ekip.
Erxhan Osmani lindur me 4 gusht të vitit 1998 në Tropojë ishte shtylla e fitores së madhe turke. Ai shënoi 28 pikë duke u bërë forca kryesore e ekipit. Osmani karrierën e ka nisur në Shqipëri e më pas në Kosovë për t’u transferuar në Turqi pranë ekipeve më të mira. Prej 2022 është lojtar i kombëtares turke. Kenan Spahiu, gjiganti i ekipit turk është shqiptar nga Prishtina, ku nisi edhe sportin për ta vijuar në moshë të re në Turqi.
Lojtari i tretë për të cilin mediat në Maqedoninë e Veriut thonë se është shqiptar është Cedi Osman nga Ohri i cili në ndeshjen me Greqinë shënoi 17 pikë.
Top Channel