
Jon Hallford, pronari i shtëpisë funerale Return to Nature Funeral Home në Penrose, Colorado, ka tërhequr pranimin e fajësisë të premten pasi një gjykatës hodhi poshtë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, vendim ky i rrallë në rastin që prek abuzimin me 191 trupat njerëzore.
Familjarët e personave trupat e të cilëve u gjetën të grumbulluara dhe të degraduara në ndërtesën funerale kërkojnë një dënim shtetëror më të gjatë se 20 vitet që ishte propozuar në marrëveshje.
Në akuzat e paraqitura, Jon Hallford dhe gruaja e tij, Carie Hallford, akuzohen se për vite me radhë kanë udhëhequr një skemë mashtruese në shtëpinë funerale, duke marrë para për kremime – por duke ruajtur trupat ndërkohë që familjeve u jepej hiri fals nga betoni i thatë, shkruan CNN.
Jon Hallford është tashmë duke vuajtur një dënim federal prej 20 vjetësh në gjyq për mashtrimin e lidhur me COVID-19.
Gjykatësi shtetit Eric Bentley e refuzoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në këtë rast të abuzimit me kufomat, duke e konsideruar këtë refuzim një “veprim ekstrem”. Gjykatësi shpjegoi se marrëveshja parashikonte që dënimi shtetëror të ekzekutohej në të njëjtën kohë me atë federal, çka do të mundësonte që Hallford të dilte nga burgu shumë përpara se nëse dënimet do të ishin vendosur njëri pas tjetrit.
Gjyqi me juri për Jon Hallford është caktuar për datën 9 shkurt, dhe pritet të zgjasë një muaj ose më shumë.
Top Channel