Ministrat e “shkarkuar” reagojnë pas vendimit të Ramës/ Flasin deputetët e rinj, Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar

12/09/2025 13:37

Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj, Blendi Gonxhe dhe Ulsi Manja kanë reaguar për ndryshimet e pozicioneve në qeveri, të cilët kryeministri Edi Rama i prezantoi një ditë më parë.

Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, reaguan edhe rreth vendimeve të kryesocialistit për të mos i lënë në pozicionet ministrore të mandatit të kaluar.

“Jemi shumë entuziastë, do të marrim detyra të reja. Është bërë ndarja e detyrave. I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Gjithmonë PS-ja e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme, ajo është kolege me shumë përvojë”, deklaroi Ervin Hoxha.

“Jemi shumë entuziastë, do të marrim detyra të reja. Është bërë ndarja e detyrave. I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Gjithmonë PS-ja e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme, ajo është kolege me shumë përvojë”, deklaroi Ervin Hoxha.

“Privilegj, nder, shumë përgjegjësi. Për të rinjtë në Parlament, suksese të gjithëve dhe bashkëpunim”, u shpreh Blendi Gonxhe.

“Kënaqësia e madhe dhe privilegj i madh. Nuk do ta zhgënjej”, Delina Ibrahimaj.

“Dua ti uroj mbarësi kolegëve të mi deputetë. Qoftë një legjislaturë e mbarë. Jemi në proces integrimi të Shqipërisë në BE. Komisioni i ligjeve do të mbajë peshën më të madhe të përafrimit të legjislacionit me BE-në, kështu që jam aty ku duhet të jem”, tha Ulsi Manja.

Nga ana tjetër socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin, teksa theksoi se do përgjegjësia e saj është e dyfishtë.

“Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.

Top Channel