Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Rusia dhe Ukraina, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, janë në një “pauzë” në negociatat e drejtpërdrejta midis dy vendeve.
“Për momentin, ndoshta është më korrekte të flitet për një pauzë”, u tha Peskov gazetarëve, duke shtuar se, megjithatë, kanalet e komunikimit mbeten të hapura.
“Ka kanale komunikimi, ato janë krijuar. Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes këtyre kanaleve, por për momentin, ndoshta do të ishte më e përshtatshme një pauzë”, shtoi ai.
Duke iu referuar pritjeve për rezultatet e negociatave, Peskov theksoi se nuk mund të “vendosim syze rozë” dhe të presim që procesi i negociatave për Ukrainën të japë rezultate të menjëhershme.
Rusia mbetet e gatshme për një zgjidhje të çështjes së Ukrainës, por Europa, sipas Peskov, po e vonon procesin.
“Fakti që europianët po vonojnë procesin është i vërtetë. Nuk është sekret për askënd”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.
Top Channel