
Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe zjarrvënies së qëllimshme, pasi ai u përpoq të mbyste djalin e tij të mitur.
Fëmija u shpëtua falë ndërhyrjes së njërit prej dy qenve të familjes, të cilët ndihmuan në ndalimin e sulmit. Alarmi u dha kur i mituri telefonoi në numrin 112, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar përpjekjen e babait për ta mbytur.
Në momentin që karabinierët mbërritën në vendngjarje, gjetën shtëpinë të përfshirë nga flakët, të cilat u shuan nga zjarrfikësit, si dhe dy qen të mëdhenj, por pa gjurmë të babait dhe fëmijëve.
I mituri ishte shpëtuar tashmë nga shërbimet e urgjencës dhe dërguar në spital, i tronditur por në gjendje të mirë të përgjithshme. Ai u tha autoriteteve se arriti të shpëtonte vetëm falë ndërhyrjes së qenit.
Pas vlerësimit të situatës, babai u dorëzua vetë në një stacion karabinierësh, duke pranuar se e kishte sulmuar të birin gjatë një grindjeje dhe më pas i kishte vënë flakën shtëpisë. Ai u arrestua dhe u dërgua në burg.
Top Channel