A do t’i bojkotojë PD zgjedhjet e parakohshme në Tiranë? Berisha: Kjo, forma më e lehtë, por ne…

12/09/2025 10:06

Para se t’i drejtohej Kuvendit në seancën e parë të legjislaturës së re, kryedemokrati Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse PD do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Berisha tha se zgjedhjet nuk mund të bojkotohen, pasi fitorja tha ai vjen vetëm me betejë.

Berisha: Ky është një akt absolutisht në një mjedis jo legjitim, dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme.  Ky parlament është jo legjitim, parlamenti i karteleve të drogës. Miliara eurove të vjedhura të shqiptarëve, i dhunimit të fjalës së lirë, të farsës elektorale. Ne e kemi betejë, zotohemi ta vazhdojmë me të gjitha forcat tona. Vendosmëria jonë është absolute, do nxjerrim gjithçka në dritën e diellit. Fitorja vjen vetëm me beteje, përpjekje. Kjo është prova e ekzistencës së opozitës. Nuk është çështje se opozita është në këtë apo atë situatë, demokracia është në agoni.

Do bojkotoni zgjedhjet e Tiranës?

Berisha: Ka dy taktika, dhe ajo është, nuk mund ti them. Zgjedhjet mund t’i bojkotoj, por në betejë bojkoti, është një armë, por ndoshta, forma më e lehtë.

Kandidat jo politik?

Berisha: Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, nxori nga qelia Erion Veliajn dhe do që të tërheqë mediat me problemin e Veliajt dhe përmallimin e Ogertës.

Top Channel